Barcelona bëri një gabim shumë të madh që lejoi Luis Suarezin të largohet nga ekipi katalans. Uruguiani u transferua te rivalët e Atletico Madridit dhe po i tregon të gjithëve në ish-klubin e tij se kanë bërë gafë.

Ai ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje në kampionat deri më tani. Madrilenët kryesojnë me meritë të plotë dhe duken të sigurt drejt titullit kampionat. Tekniku Simeone tregon bisedat e para me Suarezin para se ta afronte në skuadër.

“Kur flisja në fillim me Suarezin, para se të vinte këtu pashë një lojtar të uritur. Ai po e tregon diçka të tillë me ne”, – tha numri një i stolit. Kampionati i Atleticos ka qenë perfekt deri më tani. Një humbje e vetme me Realin dhe kryeson me dy ndeshje më pak.