Platforma e bashkëqeverisjes ka sjellë gjithnjë e më afër vëmendjen e qeverisë ndaj çështjeve dhe poblemeve të biznesit. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi e cilëson platformën e bashkëqeverisjes një risi, që çeli një kapitull të ri në marrëdhënien e qeverisë me sipërmarrjen.
Shalsi përmes një videoje ilustruese ka risjellë në vëmendje, hapat që duhen të ndjekë një biznes në rast se dëshiron të regjistrojë ankesën e tij në platformën e bashkëqeverisjes. Platforma e bashkëqeverisjes prej më shumë se një viti që është vënë në zbatim, fokusohet jo vetëm tek ankesat e shqetësimet e bizneseve, të cilat trajtohen me mjaft prioritet, por tashmë kjo platfomë është në dispozicion të biznesit, ku një skuadër e veçantë punonjësish ndjek problemet rast pas rasti.