Faqja e njohur “Transfermarkt.de”, ka treguar vlerën e merkatos për lojtarët e Kombëtares shqiptare. I pari kryeson mbrojtësi i Romës Marash Kumbulla i cili pas paraqitjeve të tij me verdhekuqtë në kampionat dhe Europa Ligë vlera e tij u rrit duke shkuar në 27 milionë euro.

I dyti vjen Berat Gjimshiti me vlerën e kartonit 18 milionë euro pas paraqitjeve mbreslënëse në Champions me Atalantën.

Podiumin e mbyll Elseid Hysaj i cili edhe pse nuk kreu një sezon jo në nivelin e tij më të mirë, vlera e kartonit të tij kushton 14 milionë euro. Këtë klasifikim e mbyll Armando Broja ku e cila vlera e tij shkon në 1 milionë euro.