Klubi shqiptar i Shkupit, që militon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut ka bërë “bingo” në merkato. Skuadra bardheblu ka shitur për afro 1 milionë dollar te skuadra bjelloruse e Shakhtjor Soligorsk, sulmuesin kryesor Dembo Darboe . Një rol të rëndësishëm, në këtë transferim ka luajtur edhe menaxheri shqiptar Florin Biba.

Sulmuesi 22-vjeçar është bashkuar sot me skuadrën e re, teksa ka mbushur arkat e klubit shqiptar të Shkupit. Një hap mjaft cilësor ky në karrierën e Dembos, i cili do të përfitojë një rrogë të majme te skuadra bjelloruse.

22-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë i momentit në elitën e kampionatit maqedonas së futbollit, teksa në 18 ndeshje arriti të realizonte plot 16 gola, duke kryesuar i vetëm, i ndjekur nga Ibraimi i Shkëndijës me 14 gola. Klubi vendosi ta zëvendësonte Dembon me sulmuesin e Vardarit, Cvetanoski, i cili “refuzoi” Tiranën duke zgjedhur Shkupin.