Boris Johnson ka nisur një “plan sekret” për të lehtësuar kufizimet e bllokimit deri në Pashkë. Sipas mediave britanike, kryeministri thuhet se ka ngarkuar zyrtarë të qeverisë që të ndërtojnë një plan të hollësishëm për anulimin e kufizimeve aktuale në kohë për prill, dhe për këtë arsye duke lejuar familjet të gëzojnë festat së bashku. Një burim i lartë i qeverisë i tha The Sun: “Është shumë shpejt të fillosh të flasësh për kur, por puna po bëhet në heshtje se si të ndodhë kjo”.

Një lëvizje e tillë, vlerësojnë mediat vjen ndërsa Britania e Madhe shënoi numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 të regjistruara në një ditë, pasi 1,610 njerëz vdiqën nga virusi. Kështu, Britania e Madhe tani ka nivelin më të lartë të vd ekj ev e në botë. Gjithsesi, shumë ministra tani besojnë se kulmi i valës së dytë ka kaluar, edhe pse institucionet e kujdesit shëndetësor do të mbeten nën presion për disa javë të tjera. Kufizimet aktuale të bllokimit të parashikuara në ligj do të përfundojnë zyrtarisht më 31 mars.

Sidoqoftë, Johnson ka thënë vazhdimisht se rregullat do të mbahen nën ri “shqyrtim të vazhdueshëm” dhe do të shikohen çdo dy javë. Burimet pretendojnë se Kryeministri do të lehtësojë kufizimet ‘zonë për zonë’, bazuar në informacionin shkencor.