Britania e Madhe regjistroi sot një rekord të ri përsa i përket rasteve të diagnostikuara të COVID-19, ndërsa vendi ka hyrë në bllokim të plotë.

Një total prej 60 916 rastesh të reja dhe 830 vd ek jesh u raportuan sot në mëngjes, sipas Shëndetit Publik të Anglisë. Ky ishte numri më i lartë i infektimeve të regjistruara në një ditë të vetme që nga fillimi i pandemisë. Të hënën, Anglia dhe Skocia njoftuan bllokim të plotë në të gjithë vendin.

Uellsi është në bllokim që nga 20 dhjetori, ndërsa Irlanda e Veriut është në javën e dytë të një bllokimi gjashtëjavor.