Bujar Kapexhiu zbuloi se ai dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të infektuar me COVID-19. Karikaturisti u shpreh se sapo kuptoi që iu ishte ngritur temperatura, bëri tamponin dhe doli pozitiv. Ai tregoi se së bashku me bashkëshorten u izoluan për një muaj të izoluar në shtëpi, ndërsa theksoi me shaka se në “50 vite martesë nuk kishte qëndruar kaq shumë me gruan”.
“Mata temperaturën e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponin dhe dola pozitiv, menjëherë shkova tek mjeku dhe mora ilacet.
Pra duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki temperature dhe do bëhem më mirë. Në këtë drejtim nuk ka trimëri, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se cfarë thonë mjekët.
Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Kemi ndejtur një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam ndejtur kaq shumë sa ndejta gjatë koronavirusit,”- tha Bujar Kapexhiu.
Artisti tregoi edhe frikën që përjetoi nga COVID-19, teksa dëgjonte për vdekjet nga koronavirusi. “Të krijon një gjendje ankthi, depresive, një gjendje që brenda vetes e ndjen si do shkojë.
Fatkeqësishtr vijnë informacione për vdekje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë mos erdhi rradha ime. Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjekëve,”- tha ai. I pyetur nëse do ta bëjë vaksinën edhe pse e kaloi COVID, u përgjigj: “Padyshim që do e bëj vaksinën, përderisa është shpikur për këtë gjë, vaksina është shpëtim. Në këshillën e mjekut, ata urdhërojnë.”