Trajneri i Interit, Antonio Conte, nuk ka asnjë arsye për të kërkuar blerje të reja në janar sepse Interi i tij ka skuadër favorite për ta fituar titullin në Serie A këtë sezon, këmbëngul Fabio Capello.
Pas një serie të suksesshme prej tetë fitoreve radhazi, Interi u mund nga Sampdroia dhe më pas u ndal me barazim nga Roma, duke lëshuar pikë në dy ndeshje radhazi së fundmi, raporton Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Konfirmohet lëndimi i Manolas, Rrahmanit mund t’i ofrohet një mundësi e dytë
Por ish-trajneri i Anglisë dhe Juventusit e Milanit, Capello beson se zikaltrit kanë skuadër favorite për t’u shpallur kampionë në fund.
“Siç kam thënë në fillim të sezonit dhe mund ta konfirmoj këtë tani”, tha Capello kur u pyet nëse Interi është favorit për titull.
“Conte nuk ka arsye për të kërkuar blerje të reja, veçanërisht sepse Interi është eliminuar nga garat evropiane. Çdo trajner do të ishte i lumtur nëse do ta kishte këtë skuadër të Interit dhe mendoj se edhe ai e ka thënë këtë”, shtoi Capello.