Jemi mësuar që janari të sjellë borë dhe ngrica në shumë vende të botës, por shkretëtirat e Afrikës dhe Lindjes së Mesme nuk janë zakonisht midis tyre. Janari i këtij fillimviti ka sjellë reshje dëbore në Sahara dhe temperatura të ulta në Arabinë Saudite, duke shkuar në -2C (28F).
Një fotograf ka kapur borën e shtruar mbi dunat e rërës në Sahara, pamje jashtëzakonisht të ralla për zonën ku mbizotërojnë temperaturat e larta gjatë gjithë periudhës së vitit. Ndërkohë në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj ashtu u dyndën në shkretëtirë në rajonin Aseer për të shijuar pamjen e rrallë, raportoi Geo TV.