BOURNEMOUTH, ENGLAND - MARCH 02: Kevin De Bruyne of Mancheter City looks on during the Premier League match between AFC Bournemouth and Manchester City at Vitality Stadium on March 02, 2019 in Bournemouth, United Kingdom. (Photo by Matt McNulty - Manchester City/Man City via Getty Images)

Detajet e negociatave të Manchester City-t me mesfushorin Kevin de Bruyne duket se janë bërë publike. Sipas Sam Lee, gazetar i The Atheltic, klubi anglez i ka propozuar një rinovim kontrate belgut me shifra më të ulëta në krahasim me ato që merr aktualisht lojtari.

Mes arsyeve që kanë shtyrë drejtuesit e Citizens për ta bërë një gjë të tillë duket se është qëllimi për të marrë Lionel Messi-n verën e ardhshme. Mësohet se Manchester City ka provuar të arrijë një marrëveshje me De Bruyne disa javë më parë, por belgu duket se ka refuzuar i bezdisur nga oferta e ulët. Pavarësisht nga kjo, duket se nuk ka asnjë dyshim që belgu do të arrijë një marrëveshje me klubin ku luan që nga 2015-ta.