SSUCv3H4sIAAAAAAAEAJ1Sy26DMBC8V+o/IJ+DhAMY6K3fEeWw2CtiFTCyTaoq4t9r80icNMqhN3aWGc/u7OX9LYpIDUZy8hFdfOVq2bajsRqsVL2D6W7FUUirtITWgYnHprlDjAU7GjReYoU4WGzcvwu48rd3DksdbY256RiuRcguwMxYz9gGTbt/M5eP4zYKNNjzn5s37042xir+NZyUVaHL6EH7s/bL4fYqfrx2idAInbGywwcFyvI7kTy7K2nJnsrhoIy0syXzylNKn9HPyF1g81SvyFl6Iy8fU5CuxhZhSfewaJOvb4u6C/M+S4EqqGEUUgXRnxWH1hPSQHnQksu+CWjKnlCHZ+TuUHUB0Cs7O1kHIMLdmS9pSkvqdlyxbF+yqtjWS+bhpQi9Lud6kq6lgxMg49AqECjuruIxAZqnjOVpkrFgzX74unUPXf8oc0qzv7uUXpxAsU/KEoqY5QBxllVJDEUKMa0xF7SoEkZrl8j0C1qZ3YeeAwAA

Dashi-Kur jeni nën drejtimin e një Dashi, nuk quhet punë. Quhen luftë! Njerëzit e shenjës së Dashit nuk e fitojnë ngritjen në detyrë në sajë të servilizmit; ata e zënë vendin e tyre me imponim dhe forcë. Ndaj nuk duhet të tregoheni servilë ndaj tyre. Nuk ka rëndësi nëse kanë kapur majën; një Dash ka gjithmonë një tjetër majë për të kapur. Do t’ju fusin edhe ju në garë me konkurrentët e tyre, duke ju bërë aleatë më shumë sesa punonjës. Si t’i kërkoni rritje rroge një Dashi? Kërkojani! Kaq do t’i mjaftojë për të kuptuar kërkesat tuaja, këtij “shefi të pandalshëm” që nuk pranon lavde apo gjëra të thëna tërthorazi!

Demi-Çdo shefi Dem, i është ndezur dikur llampa nga një ‘ide gjeniale’. Dhe për këtë ide, ky shef i shenjës së Demit është shumë i bindur. Të thuash që një Dem është kokëfortë, do të ishte një nënvlerësim. Paraqitini shefit tuaj të shenjës së Demit një “plan të mirëpërpiluar për rritjen e të ardhurave me 20% duke shitur atë që duan njerëzit të blejnë”, dhe do t’ju përgjigjet me vendosmëri: “Nuk kam arritur deri këtu me mashtrime!”. Shefat Dem janë shumë të zotë për të thënë “Jo”, ndërsa “Po-ja” mezi u del nga buzët. Si t’i kërkoni ngritje në detyrë? Më mirë lëreni, mbase një ditë do t’i mbushet vetë mendja. Sepse për të ekzistojnë 2 poste në kompani: Shefi (pra, ai) dhe të tjerët.

Binjakët-Pjesa që u intereson më së shumti tek puna njerëzve të shenjës së Binjakëve, janë skandalet në vendin e punës. Ata kërkojnë më shumë argëtimin sesa gjithçka tjetër në punën që bëjnë. Që t’u tërhiqni vëmendje, duhet praktikisht të silleni si një 5-vjeçar hiperaktiv. Ndonjëherë u pëlqen edhe të zhduken në drejtim të paditur. Por edhe kur nuk janë aty, bëjnë që mungesa e tyre të ndihet. Përpara se të mbyllë derën dhe të ikë, do t’ju lërë nja “2 porosi” për mugesën e fondeve për punonjësit. Edhe kur në të rrallë ndodhet në zyrë mes punonjësve, është e vështirë ta bëni t’ju dëgjojë. Ndaj, nëse keni nevojë t’i flisni, bëjeni shpejt. Dhe diçka: ruajini të regjistruara bisedat me të! Doni t’i kërkoni ngritje në detyrë? Thojini se jeni drejtor burimesh njerëzore edhe nëse jeni sekretar. S’ka për ta mbajtur mend çfarë ishit!

Gaforrja-Shefat Gaforre janë enciklopedikisht të paaftë për të thënë atë që nënkuptojnë. Të flasësh me një shef Gaforre është si të flasësh me një orakull: Interpretoni dhe shpresoni për më të mirën! Ai kurrë nuk do t’jua thotë hapur se nuk i duket aspak simpatike prerja juaj e flokëve apo pirsing në hundë. Por do t’ju pyesë: A s’të bezdis ajo hekurishte? Jul Çezari, ky komandant i famshëm Gaforre nuk hoqi asnjëherë askënd nga ushtria; Gaforret nuk i largojnë asnjëherë nga puna punonjësit e tyre, thjesht, i bëjnë ata të ndihen të vegjël, të padobishëm e të parëndësishëm. Të thuash se një shef Gaforre është ‘me hënë’ është si të thuash se Toka rrotullohet.

Luani-Ndryshe nga të gjithë shefat e tjerë të horoskopit, Luanët janë të drejtë, bujarë përpara gabimeve dhe ndihmues; mirësia vetë! Por ka një urdhëresë të pashkruar në kompaninë e drejtuar nga një Luan; një marrëveshje e përbashkët për ta admiruar të gjithë sa jeni shefin tuaj Luan. Thojani gjërat që ai do të dëgjojë dhe nuk ka rëndësi në jeni apo jo të sinqertë, ai ka për ta besuar!

Si të gjithë njerëzit e lindur për të qenë legjendë, Luanët nuk e nxjerrin gjoksin përpara apo të ecin me kokën lart; ata ju dëgjojnë dhe ju japin edhe këshillat e tyre, që duhet t’ua vini veshin! Nëse vrisni mendjen si gjithë këto lavdërime mund t’i hyjnë në punë për biznese, duhet të dini se ata për këtë arsye ju punësojnë ju! Dhe madje, marrin edhe meritat për idetë tuaja brilante! Si t’i kërkoni rritje rroge? “Nuk më besohet akoma që jam në një dhomë me ju, dhe po thith të njëjtin ajër me ju…A mund të më bëni 20% rritje rroge?”.

Virgjëresha -Shefat e Virgjëreshës nuk bëjnë asnjë veprim pa i ditur mirë të gjitha. Ai nuk ka përse t’jua dijë emrin; kjo është detyra juaj. Ata nuk kanë të ngopur me rishikimin e listave dhe inventarëve; jeta e tyre është e përndjekur nga paranoja dhe nevoja për të regjistruar çdo të dhënë. Frikërat duhet thënë se mbizotërojnë; ata jetojnë nën tmerrin se një konkurrent mund t’u fusë duart në biznesin e tyre.

Si t’i kërkoni rritje rroge? Dërgojuni një listë me 49 arsye të detajuara në 59 nënarsye, përse ju duhet të keni një rritje rroge. Megjithatë, do të keni pak punë pas kësaj sepse mund t’i krijohet me shumë gjasa ideja se ju duhet të jeni tepër ambicioz, përderisa jeni të aftë të përpiloni një listë të tillë.

Peshorja-Ka vetëm 2 mënyra në të cilat një Peshore mund të kapë një post drejtues në botën e egër të biznesit: rastësisht, ose si trashëgimtar. Ose që të 2-ja. Kështu që u qëllon ta gjejnë veten krejt papritur në krye të detyrave shumë të ngarkuara dhe të vështira, që kërkojnë shefa autoritarë dhe me dorë të egër.

Si t’i kërkoni ngritje në detyrë? Bëni kërkime, e më pas loboni fort. Tregojini gjithçka keni bërë gjatë gjithë kohës në kompani, por mos u stërzgjasni shumë; me shumë gjasa dosja juaj do të mbetet tek seksioni “për t’u parë kur të kem kohë”. Nëse kompania vazhdon në këmbë edhe 2 javë pasi një Peshore ka ardhur në krye, do të thotë se Zoti po vë shumë dorë.

Akrepi-Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuash se shumica e punonjësve që punojnë për një Akrep, e kalojnë kohën duke ngrënë shuplakat që janë paramenduar për shefin e tyre. Akrepët janë dinakë, të fshehtë dhe dredharakë. Në momentin e parë që do të mendoni të pini një kafe 5-minutëshe përpara se të filloni ditën e punës. Nëse mendoni të largoheni pak më herët nga zyra, do të ndjeni hapa që shpejtojnë pas jush, pastaj ndalojnë në vend. Sepse Akrepët i bëjnë gjërat me të buzëqeshur; dhe nuk ka për ta gjë më të adhurueshme sesa t’ju kapin me “presh në duar”. Si t’i kërkoni rritje rroge? Është si të nxirrni flori nga tunxhi! Ndoshta një ditë mund të ndodhë; fatit nuk i dihet kurrë!

Shigjetari-Gjëja më e keqe e shefave Shigjetarë është se ju detyrojnë të bëni gjëra që nuk doni, për të vënë në provë karakterin tuaj. Për ta, nuk ka asgjë më të rëndësishme se karakteri; aftësia për të përballuar edhe gjërat më të vështira, si për shembull, mund të përfundoni në rrëzë të malit duke u kacavjerrë për atë që ai e quan “alpinizëm”. Një Shigjetar mendon gjithmonë, “Ku do të isha unë sot sikur të mos kisha ndërmarrë rreziqe?”. Nëse jua sjellin shpirtin në majë të hunës, më mirë qepeni gojën. Ata nuk janë aspak diplomatë; Shigjetarët ndërthurin humorin e tyre të mirë me të vërtetën e hidhur.

Bricjapi-Shefat Bricjapë dinë gjithçka. Gjithmonë! Ata i shohin të gjitha, por nuk flasin kurrë, të paktën jo me ju. Por mbi të gjitha, ata dinë një gjë: Se në këtë botë duhet të bësh përpara. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi. Si t’i kërkoni ngritje në detyrë? Krijoni një status të pranuar nga të gjithë, pasi në “Perandorinë Bricjap” asgjë nuk vlen nëse nuk vlerësohet me tituj.

Ujori-Para të gjithash, Ujorët e urrejnë idenë e biznesit, shpërfillin kërkesat që ka konkurrenca dhe kanë një problem në konceptimin e të punuarit për para. Skemat e tyre janë më tepër shoqërore; ata vijnë tek ju aq butësisht, saqë ju nuk dini si t’u përgjigjeni, çfarëdo argumenti të keni nisur. Ata e mohojnë nocionin e “shefit” dhe e prezantojnë veten më shumë si motivues, ndërmjetës, thjeshtëzues. Mënyra që ata zgjedhin për të drejtuar, është duke ju njohur ju si punonjës, dhe duke kërkuar si t’ju bëjnë të ndiheni mirë në botën pa ndjenja të karrierës dhe biznesit. Janë të ndershëm deri në skrupulozitet. Janë mbrojtës të barazisë mes punonjësve.

Peshqit-Në një botë të egër, të pafalshme të biznesit, Peshqit janë me punonjësit e tyre po aq të butë sa ç’do të donin që të ishin të tjerët me ta. Për shembull, nëse në kompani ndodh diçka dhe është faji i tyre, nuk do t’jua ngjisin fajin ju. Megjithatë, nuk u pëlqen që njerëzit t’i kritikojnë, kështu që do të gjejnë dikë tjetër për të fajësuar. Dhe do ta bëjnë në një mënyrë të atillë, që të gjithë do e besojnë. Por “simpatia” që krijojnë tek të gjithë, herët apo vonë do t’i vijë koha të zhbëhet, pasi fajtori del gjithmonë! Si t’i kërkoni ngritje detyre? Sapo ai do të nisë të kuptojë se po i hedh naftën të gjithë kompanisë me ndonjë gabim trashanik, mos u bëni merak. Do t’jua lërë ju në dorë të gjithën!