Kongresi amerikan certifikoi fitoren e Joe Biden në zgjedhje dhe ne mezi presim të punojmë me presidentin Biden për të promovuar së bashku një axhendë globale të rritjes, qëndrueshmërisë dhe përfshirjes, shkroi kryeministri italian, Giuseppe Conte në Twitter, në një mesazh në italisht dhe anglisht, shoqëruar me një foto të Biden dhe Harris. “Ne shpresojmë të punojmë edhe me administratën e re, ne jemi të bashkuar në mbështetje të demokracisë. SHBA mund të mbështetet te Italia si një aleate solide dhe partnere strategjike”, shtoi ai. ”Urime presidentit të zgjedhur Joe Biden pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga pjesë e Kongresit të SHBA”, shkroi edhe ministri i Jashtëm Luigi Di Maio.
Kongresi amerikan sapo ka shpallur Joe Biden dhe Kamala Harris president dhe zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Votimi përfundoi me 306 vota pro nga ana e demokratëve kundrejt 232 të republikanëve. Kongresi hodhi poshtë disa kundërshtime të bëra nga eksponentë republikanë, pasi seanca u ndalua për shkak të sulmit nga protestuesit pro Trump në Capitol Hill, që shkaktoi katër të vd ek ur. Biden dhe Harris do të betohen më 20 janar.