Antonio Conte ka thënë sot se është “duke punuar me Christian Eriksen për pozitën e playmakerit dhe pret shumë gjëra nga ai”, derisa skuadra do të luajë kundër Fiorentinas në Coppa Italia. “Është për një trofe, kështu që natyrisht është një garë që na intereson të gjithëve”, tha Conte për RAI Sport.

“Tani do të përballemi me Fiorentina, të cilët kanë ide të njëjta si ne në këtë garë, përderisa edhe ata kanë një skuadër të mirë e cila nuk është duke luajtur në nivelin e tyre real deri me tani në Serie A”. “Kjo është një pengesë e vështirë që ne duhet ta kalojmë për ta vazhduar udhëtimin në Coppa”. Eriksen është në listën e transferove në janar, por duket se situata ka ndryshuar për shkak të mungesës së ofertave.

Në vend të kësaj, Conte po përpiqet që ta rivitalizojë mesfushorin danez në një rol të ri në formacionin e tij 3-5-2. “Në karrierën e një lojtari, do të këtë momente të mira dhe jo aq të mira, por ju duhet të keni karakteër për t’i thyer këto vështirësi”. “Ne kemi kohë për të punuar me Eriksen në nivel taktik për pozitën e playmakerit që për momentin e ka Marcelo Brozovic”. “Pres gjëra të mëdha nga ai në atë pozitë”.