Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 3530 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 641 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 182 raste në Tiranë, 50 raste në Durrës, 38 raste në Vlorë, 35 raste në Shkodër, 29 raste në Kavajë dhe Lushnje, 24 raste në Fier, 22 raste në Lezhë, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 14 raste në Mat, 13 raste në Krujë, 12 raste në Kamëz, 10 raste në Librazhd, 9 raste në Tropojë, 8 raste në Pogradec dhe Sarandë, 7 raste në Kukës, 6 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Kuçovë, Vorë, 5 raste në Gramsh, Shijak, Cerrik, Poliçan, 4 raste në Delvinë dhe Peqin, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Pukë, Mirditë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Divjakë, Belsh, Prrenjas, Memaliaj, Maliq, Patos, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Has, Përmet, Tepelenë, Malësi e Madhe, Skrapar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 379 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,625 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 33 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, të moshave 52-80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (15 Janar 2021) Raste të reja ditore 641 Të shëruar në 24 orë 379 Të shtruar në spitale 280 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 3530 Testime totale 307,638 Raste pozitive 66,635 Raste të shëruara 39,625 Raste Aktive 25,745 Humbje jete 1265 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 14827 Fier 1893 Shkodër 1407 Durrës 1447 Lezhë 1030 Vlorë 1019 Korçë 909 Elbasan 1002 Berat 826 Dibër 538 Gjirokastër 465 Kukës 382