Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 2521 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 474 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 167 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 35 raste në Durrës, 29 raste në Lushnje, 20 raste në Fier, Elbasan, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Shkodër, Krujë, Kurbin, 9 raste në Berat, 8 raste në Kukës, Kamëz, Gjirokastër, Sarandë, Patos, 7 raste në Kavajë, Kuçovë, 6 raste në Librazhd, Dibër, 5 raste në Delvinë, 4 raste në Mat, Peqin, Gramsh, Poliçan, 3 raste në Divjakë, Prrenjas, Shijak, 2 raste në Korçë, Tropojë, Malësi e Madhe, Bulqizë, 1 rast në Devoll, Has, Mirditë, Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Himarë, Vorë, Cërrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 363 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,453 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra të moshave 65-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (17 Janar 2021) Raste të reja ditore 474 Të shëruar në 24 orë 363 Të shtruar në spitale 282 Humbje jete në 24 orë 7 Testime ditore 2521 Testime totale 313,188
Raste pozitive 67,690 Raste të shëruara 40,453 Raste Aktive 25,960 Humbje jete 1277 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 14962 Fier 1961 Shkodër 1378 Durrës 1446 Lezhë 1016 Vlorë 1049 Korçë 880 Elbasan 1045 Berat 821 Dibër 532 Gjirokastër 478 Kukës 392aaaaa