Zëdhënësi i kompanisë amerikane thotë se vaksina ofron antitrupa ndaj virusit për disa vite dhe jo për 1-2 muaj siç është thënë nga disa media. Vaksina kundër Covid-19 e kompanisë Moderna mund të ofrojë mbrojtje deri në dy vjet, tha shefi ekzekutiv i kompanisë të enjten, edhe pse ende duhen më shumë të dhëna për të bërë një vlerësim përfundimtar.
Kompania e bioteknologjisë amerikane, e cila habiti botën vitin e kaluar duke dalë me një vaksinë kundër koronavirusit në vetëm disa javë, mori miratimin për përdorim nga Komisioni Evropian të mërkurën. “Skenari i makthit që u përshkrua në media në pranverë me një vaksinë që funksiononte vetëm një ose dy muaj, mendoj se është jashtë mundësive“, tha CEO i Moderna-s.
“Prishja e antitrupave të gjeneruar nga vaksina tek njerëzit bie shumë ngadalë. Ne besojmë se do të ketë mbrojtje potencialisht për disa vjet.” Bancel shtoi se kompania e tij është gati të provojë se vaksina është gjithashtu efektive ndaj varianteve të reja të koronavirusit në Britani dhe Afrikën e Jugut.