Dardha, një zonë turistike 20 km në juglindje të Korçës, është mbuluar nga bora mëngjesin e së mërkurës. Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se rruga po pastrohet dhe po bëhet shpërndarja e kripës pa ndërprerje.

ARRSH thekson se qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor që të çon drejt këtij fshati turistik bëhet pa zinxhir. Sipas ARRSH-së në të gjitha akset e tjera kombëtare nuk ka problem për qarkullim.Por ARRSH, këshillon drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të  reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.