Në një kohë kur vaksina e koronavirusit po kërkohet në doza të larta nga shumë shtete për ti dhënë fund pandemisë, një rabin ortodoks ka deklaruar se mund të ndikojë në prirjet seksuale të njerëzve.
Rabini Daniel Asor, i cili ka një numër të lartë ndjekësish në rrjete sociale ka deklaruar se: “Vaksina e Covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë”. Një media izraelite raportoi se Daniel Asor gjithashtu deklaroi se përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz ishin pjesë e një ‘qeverie dashakeqe’, e cila po përpiqet të ndryshojë botën. Në fakt, nuk ka asnjë provë që vaksina e koronavirusit lidhet me homoseksualitetin dhe bie në kundërshtim me thirrjet e tjera të Daniel Asor, i cili i kërkonte njerëzve që të vaksinoheshin.
Sipas Independent, Asor përdori një predikim të kohëve të fundit për të thënë: “Çdo vaksinë është bërë duke përdorur një substrat embrional dhe ne kemi prova se shkakton prirje të kundërta. Vaksinat merren nga një substrat embrional, dhe ata e bënë këtë edhe këtu, kështu që kjo mund të shkaktojë prirje të kundërta”, për të cilën i referohej homoseksualitetit.