Në një letër drejtuar ministres së sapoemëruar për Europën dhe punët e jashtme Olta Xhaçka, ndihmës sekretarja amerikane për mbrojtjen, Laura Cooper nënvizon progresin në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të Xhackës në Ministrinë e Mbrotjes.

“E nderuar Znj. Ministre Në emër të Departamentit të mbrojtjes së Shtetit Amerikan, ne e verësojmë thellësisht mbështetjen tuaj të palëkundur për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes mes Sh. B. A-së dhe Shqipërisë për më shumë se tre vjet si Ministre e Mbrojtjes. Drejtimi juaj ka bërë të mundur progresin në modernizim të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ju keni drejtuar me aftësi institucionin tuaj përmes sfidave të papritura nga tërmeti deri tek COVID-19 ndërsa keni shërbyer si një udhëheqës në rajon përmes drejtimit të Kartës së Adriatikut Shqipëri – SHBA.

Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A. dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Resolutës në Misionin e Afganistanit. Departamenti i Mbrojtjes së Shtetit Amerikan ju uron sa më shumë suksese në detyrën e re. Ne vlerësojmë thellësisht angazhimin tuaj të qëndrueshëm dhe shembullor për të avancuar shërbimin e Forcave të Armatosura Shqiptare krah për krah me SH.B.A. dhe aleatët e tjerë të NATO-s në operacionet bashkëpunuese të tilla si Mbështetja e Resolutës në Misionin e Afganistanit”, shkruan Cooper në letrën e saj.