Na pret nje ndryshim rrenjesor i cili permbys nje zgjidhje apo jete te lehte. Cdo gje qe kemi arritur lehte apo jemi pershtatur lehteshme ne rehati personale. Sot vjen te ndryshoj nga nje joshje apo magnetizem shume i forte qe sjell ndryshim te pashmangeshem, njofton astrologe Meri.
Dashi-Do beni nje investim ne lidhje me punen dhe ceshtje te jetes personale, te cilat deri tani nuk i kishit bere dhe as e kishit marre mundimin
Demi-Do ndaheni nga nje marredhenie e cila ju ka futur ne rehati, por qe nuk ka vlere shpirterore per ju. Sot pritet te tradhetoni ne thonjeza dike qe ju ka dhene shume ne jeten tuaj
Binjaket-Do ndermerni nje udhetim te veshtire pas disa lajmeve apo nje joshjeje per nje pune te re apo per nje aventure te re erotike qe do ju ndryshoj jeten
Gaforrja-Do merrni nje rruge ndryshe nga ajo e deritanishmja duke u futur ne nje marredhenie te re bashkepunuese apo ne nje menyre te re ekonomike. Por ekspozimi ndaj rrezikut do jete me i madh
Luani-Do perjetoni nje ndarje nga nje person i afert i familjes qe ju mbante nen mbrojtjen e vetë duke ju kushtezuar shume ecurine e punes dhe te jetes bashkeshortore
Virgjereshe-Dikush qe shte merzitur me ju gjate ketyre viteve te fundit do kerkoj te largohet nga bashkepunimi me ju dhe kjo do ju kushtojë ne ceshtjet ekonomike
Peshorja-Sot keni nje dite shume erotike e cila do ju coj drejt nje joshje te rrezikshme ne planin personal duke ju bere te merrni nje kthese ne jeten tuaj personale
Akrepi-Do pergatitet situata ne shtepine tuaj te dilni me te vetem per te filluar nje marredhenie te re personale pas nje ndarje me dike qe jetonit bashke
Shigjetari-Nje menyre e re punesimi apo lajme te reja dhe propozime te reja ne lidhje me punen tuaj do favorizohen ne diten e sotme. Kjo mbart nje rrezik, por joshja do jete me e madhe se frika
Bricjapi-Per ju do kete nje surprize ne diten e sotme pasi ne nje ceshtje ekonomike te sigurt do perjetoni nje shtyrje dhe nje ndryshim i cili vjen nga nje lidhje erotike qe ju ndikon me shume se vetja juaj
Ujori-Pasione te medha, lidhje erotike qe finalizohen me takime shume romantike dhe te fshehta. Kjo do sjelle nje ndryshim ne lidhjet ekzistuese
Peshqit-Do futeni ne nje rruge pa krye nese mendoni se tani jeni me te forte vetem dhe se e keni me te qarte qellimin tuaj. Ne fakt akoma jeni te rrezikuar te dilni vetem.