Kapiteni që i ka dhënë gjithçka Real Madridit, kapiteni që e ka bërë edhe me gjak fanellën e bardhë, sot mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”. Sergio Ramo është në vitin e fundit të kontratës me Realin dhe sipas mediave në Spanjë, nuk ka gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës dhe duket se të gjitha rrugët e shtyjnë atë drejt largimit nga Madridi.
PSG është e interesuar që një kohë për 33-vjeçarin dhe do të bëjë gjithçka për ta marrë atë falas gjatë verës pasi Ramos do të ishte një njeri me vlera si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, një kapiten i vërtetë. Tani ‘El Chiringuito’ raporton se edhe Jurgen Klopp është duke e monitoruar situatën e kapitenit të Los Blancos dhe do ta dëshironte atë në Liverpool.
Në shikim të parë duket e pabesueshme se do të ndodhë diçka e tillë, por duke e parë se Reali ka larguar legjenda si Raul Gonzalez, Iker Casillas e madje edhe Cristiano Ronaldo, nuk përjashtohet aspak mundësia që të largohet edhe Ramos. Ramos deri më tani regjistron 666 paraqitje me fanellën e Realit, ka shënuar 100 gola.