Milan Skriniar ishte shumë pranë largimit në merkaton e shkuar, por në fund vendosi të qëndrojë, teksa vetë mbrojtësi tregon se kjo ishte edhe dëshira e tij. Në një intervistë për mediet italiane Skriniar shprehet se Interi synon triumfin në Serie A, megjithëse është koshient se klubi duhet të gjejë vazhdimësinë.
“Është e vështirë të thuash nëse isha i kënaqur nga thashethemet sepse doja të qëndroja këtu. Unë nuk luaja shumë dhe nuk isha i lumtur, por më bëhej qejfi për ekipin.Tani jam kthyer për t’i dhënë vazhdimësi paraqitjeve të mia. Po luaj pak më shumë, kështu jam i kënaqur për këtë. Çdo skuadër beson se mund të fitojë Serie A. Edhe ne gjithashtu, por duhet të gjejmë vazhdimësinë. Duhet të punojmë gjithnjë e më shumë, çdo ndeshje mund të jetë vendimtare për ne”, u shpreh Skriniar.