Dua Lipa ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Jimmy Kimmel Live”. Këngëtarja foli për nominimet e saj në çmimet “Garmmy”, thashethemet që u përhapën për shtatzëni dhe supersticionet e shqiptarëve. Këngëtarja publikoi para disa ditësh një foto të saj me disa emoji të një arushi një biberoni dhe një engjëlli dhe të gjithë menduan se ishte shtatzënë. Këngëtarja u shpreh në “Jimmy Kimmel Live” se ajo gjithmonë zgjedh rastësisht disa emoji për fotot e saj, por nuk e mendonte që këtë herë gjithçka do bëhej kaq e madhe dhe njerëzit do dyshonin se ishte shtatzënë. Dua tha se nuk është shtatzënë për të sqaruar të gjithë njerëzit, që vazhdojnë ende të aludojnë.
Dua ka treguar se është shumë supersticioze, sepse në fund të fundit është shqiptare. Dhe për këtë arsye Jimmy Kimmel u interesua nëse shqiptarët janë supersticiozë. “Në familjen time… Ka supersticione të tilla si: Mos i derdh plehrat natën, mos laj rrobat ditë të premte, nëse të kruhet hunda do bëhesh me nerva dhe duhet të prekësh prapanicën tre herë që mos të ndodhë. Nëse të kruhet dora e majtë do marrësh para, nëse të kruhet dora e djathtë do humbasësh para”, tha Dua duke shtuar se këto janë gjëra qesharake. Ndërsa Jimmy shtoi me shaka se dhe ai duhet të ketë ndonjë rrënjë shqiptare sepse është shumë supersticioz.