Xhemi është një nga ato personazhe që i pëlqen t’i ndajë gjërat e bukura në Instagram, por jo kur është fjala për bashkëshortin. Visin, bashkëshortin e saj, e kemi njohur vetëm nga fotot e paparacëve. Por Xhemi ka vendosur të bëjë publike një copëz nga disa momente romantike me të, edhe pse me kursim të madh.
Ata janë duke pirë verë nën shoqërinë e njëri tjetrit dhe dikush u ka bërë një foto me shpinë teksa po bënin selfie. Foton me shpinë e ndau me ne, kurse selfie-n do ta mbajë për vete, ashtu si të gjitha fotot e tjera me Visin.