Ka ndërruar jetë si pasojë e koronavírusit prezantuesi më i famshëm të gjitha kohërave, Larry King. King kishte disa javë që ishte shtruar në sptial, pasi virusi i rëndoi gjendjen. Gazetari, i cili vuante nga diabeti i tipit 2, është përballur me disa probleme shëndetësore gjatë viteve të fundit, përfshirë këtu sùlme në zemër dhe bypass në vitin 1987. Në vitin 2017, King zbuloi se ishte me kancer mushkërish dhe bëri një trajtimi, i cili doli me sukses.
Larry King drejtoi “Larry King Live” në CNN për 25 vjet, duke intervistuar kandidatët presidencialë, njerëz të famshëm, atletë, yje filmi dhe njerëz të zakonshëm. Ai doli në pension në 2010-ën pasi regjistroi më shumë se 6,000 episode të shfaqjes së tij.