Menjëherë me nisjen e aplikimit të vaksinës anticovid në 11 janar edhe në Shqipeëri u ngrit një komitet për vlerësimin e efekteve anësore që mund të jepte vaksina i cili do t’i referojë ato deri tek organizmat ndërkombëtare . Kryetare e këtij komiteti është mjekja infeksioniste profesoreshë Xhorxhina Kuli .Por ndonëse po mbushen tre javë që kur mjekët aplikuan vaksinen e Pfizer sipas Kulit nuk janë referuar efekte të padëshiruara të rëndësishme .
Në lidhje me infektimin e covid të doktor Pëllumb Piperos, Dr Kuli shpjegon se është normale pasi është thënë dhe referuar edhe nga vende të tjera që pas dozës së parë të vaksines nuk je i mbrojtur ndaj covid . Profesore Xhorxhina Kuli ka vetëm një thirrje si për ata që tanimë kanë marrë dozën e parë të vaksines dhe të gjithë qytetarët të mos heqin dore nga distancimi fizik, dhe përdorimi i maskës për t’i qëndruar larg virusit Covid 19.