Leicester thuhet se po bën presion për një marrëveshje të mundshme huazimi me Interin për Christian Eriksen, por paga mbetet pengesa kryesore për “Dhelprat” Daily Mail raportoi interesin nga Leicester dhe Sky Sport Neës vijon për të konfirmuar se klubi i Premier League është në kontakt me zikaltërit për një hua të mundshme për danezin.
Por transmetuesi zbulon se paga prej 300,000 euro në javë ka penguar palën angleze të hyjë në bisedime të avancuara, pasi ato kanë një kufij të pagave dukshëm më të ulët.
Por një lëvizje nuk është përjashtuar, pasi Leicester është duke kërkuar një zëvendësues për Dennis Praet. Interi nuk do të paguajë asgjë nga rroga e mbetur për gjysmë sezoni, pra gati 4 mln euro.