Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka dalë me një reagim ironik në rrjetet sociale pas intervistës që dha mbrëmjen e djeshme kreu demokrat Lulzim Basha në emisionin “Opinion”.
Braçe vë në dukje deklaratat kontradiktore të Bashës që i bën sipas interesave të momentit.

“Lyli gjigand! Kur do te kape PD rrit moshen dhe thote kam qene komisioner/kontribues ne zgjedhjet e 22 Mars 1992!(Pra lindur, rritur si cun politik ne komunizem). Kur do te kape QEVERINE ul moshen dhe thote i pari qe sjam lindur, rritur, shkolluar ne komunizem! Karabush!”, shkruan Braçe.