Klubi i Tiranës ka zgjidhur çështjen e merkatos pas bllokimit që iu bë pak ditë më parë nga FIFA.Përmes një njoftimi për shtyp, klubi bardhelbu njofton se merkato ëshgtë zhbllokuar.

“KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht cështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit”, thuhet në njoftimin e Tiranës