Tirana po përgatitet të bëjë afrime të rëndësishme në janar, duke filluar me lojtarin e Kombëtares, Taulant Seferin, për të përforcuar radhët e saj dhe për të bërë një pjesë të dytë sezoni si pretendente.

Por, burime pranë FSHF-së kanë bërë me dije për Vipsport.al, se bardhebluve u është bllokuar merkato.

Ky vendim është marrë nga organet juridike të FIFA-s dhe aktualisht, kampionët në fuqi e kanë të pamundur të regjistrojnë futbollistë të rinj.

Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj një futbollisti afrikan, që ka luajtur më parë me bardheblutë.

Drejtuesit e klubit kryqytetas duhet të bëjnë pagesën e plotë ndaj tij dhe më pas të presin përgjigjen për heqjen e bllokimit.