Rreth 2 vite më parë lart e poshtë përflitej se Fifi dhe Flori Mumajesi ishin në një lidhje dashurie. E gjithë kjo nisi për shkak të një videoje që u bë publike, në të cilën ata të dy shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Thashethemet vazhudan për muaj e muaj të tërë dhe shpesh ishin vetë kënëgatrët që i nxisnin. Sa herë që u jepej rasti të flisnin në intervista për njëri-tjetrin, ata nuk nuk jepnin një përgjigje konkrete, ndaj dhe publiku nuk dinte çfarë të besonte. Ndërkohë e ftuar para disa kohësh në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Fifi foli më në fund dhe tregoi se Florin e ka thjesht një mik të mirë. “Florin e kam shok, sepse është djalë flori”, u shpreh asokohe këngëtarja.
Por një deklaratë e bërë së fundmi në “Shiko kush luan” ka bërë sërish lëmsh gjithë rrjetin. Mbrëmjen e djeshme këngëtarja ishte vendosur përballë sfidës “Paintball” dhe aty ju përgjigj disa pyejeve në lidhje me jetën e saj private.“Ke thënë deklarata nga më të ndryshmet në lidhje me “Stracciatella”-n, sa kohë ke qenë në lidhje me të? Na e thuaj sonte njëherë e mirë se na plase!”, ishte kjo pyetja që iu drejtua Fifit dhe përgjigjia e saj i habiti të gjithë. Këngëtarja tregoi se nuk ka qenë kurrë e lidhur me “stracciatella”, djalit që i ka dedikuar një tatuazh me këtë emër, por ajo e ka dashur këtë gjë. Fifi gjithashtu zbuloi se aktualisht nuk flet me djalin që dashuron.
Ndërsa kur u pyet se me cilin mashkull do e zërvendësonte “stracciatella”-n dhe se do ishte partneri ideal për të, Fifi u përgjigj Flori Mumajesi. Këngëtarja shtoi se ajo e ka thënë edhe më herët se Flori ka qenë dhe do të jetë gjithmonë inspirim për të. Sigurisht që kjo deklaratë i habiti të gjithë ndjekësit e emisionit dhe shumë kanë nisur të dyshojnë se ajo është realisht e dashuruar me Florin.