Lionel Messi është rikthyer në formacionin startues të Barcelonës për takimin finale kundër Athletic Club në Superkupën e Spanjës, duke e lënë prapa lëndimin e vogël si pasojë e të cilit mungoi në gjysmëfinale kundër Real Sociedadit. Barcelona dhe Athletic takohen në stadiumin La Cartuja në Sevillë, duke filluar në orën 21:00.

Messi përkrah do t’i ketë Antoine Griezmannin dhe Ousmane Dembelen në vijën e su lmit. Në mbrojtje, Serginho Dest është rikthyer titullar në krahun e djathtë, pasi mungoi në gjysmëfinale. Ndërkohë, te Athletic Club është rikthyer Yeray Alvarez që mungoi kundër Real Madridit në gjysmëfinale.

Formacionet zyrtare: Barcelona: Marc-Andre ter Stegen; Sergino Dest, Clement Lenglet, Ronald Araujo, Jordi Alba; Sergio Busquets, Frenkie de Jong, Pedri; Ousmane Dembele, Lionel Messi, Antoine Griezmann. Athletic Club: Unai Simon; Ander Capa, Inigo Martinez, Yeray Alvarez, Mikel Balenziaga; Oscar de Marcos, Dani Garcia, Unai Vencedor, Iker Muniain; Raul Garcia, Inaki Williams.