Dita e parë e vitit në Tiranë ka mbërritur e ‘bardhë’. Dëbora ka mbuluar malin e Dajtit për herë të parë në këtë vit. Ky dimër ka qenë i ngrohtë deri tani, gjë që e ka vonuar shumë dëborën e parë.

Sipas parashikimeve, moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent për 10 ditët e para të 2021, përjashtuar datën 1 dhe 2.