Kunati i kreut të opozitës, Lulzim Basha, bëri të ditur se sot se ka paditur kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Por nga nxitimi Erion Isufi ka shënuar edhe autogol, pasi ka vendosur si adresë zyrat që ka marrë tek “Sheratoni” duke konfirmuar në këtë mënyrë akuzat e Veliajt ndaj Bashës se mbylli protestat e opozitës tek Rruga e Kombit menjëherë sapo mori “gjobën” e radhës nga Shefqet Kastrati që zotëron edhe hotelin.

Mediat kanë publikuar disa dokumente ku faktohet se Basha ka marrë një makinë luksoze nga kompania që operonte në Unazën e Astirit si dhe një vilë luksoze ku jeton aktualisht në ““Long Hill”, në periferi të Tiranës.