Pesë vite më parë të pakët ishin ata që do e besonin se sheshi “Skënderbej” që shërbente si rotondo makinash dhe parku i liqenit i zaptuar nga lokalet do të ktheheshin në dy prej atraksioneve më të bukura të kryeqytetit shqiptar. Falë investimeve, si sheshi “Skënderbej” ashtu edhe Parku i Liqenit janë kthyer në dy nga pikat më të vizituara. Edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e ka kaluar këtë të djelë duke shëtitur në Tiranë.
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, kryediplomatja amerikane duket në mes të sheshit “Skënderbej”. Ajo ka qenë e shoqëruar me ambasadoren e Suedisë, Elsa Hassad. Më tej Kim ka shëtitur edhe në Kodrat e Liqenit Artificial, ku duket se ka shkëmbyer biseda të shkurtra me qytetarët, ndërsa është ndalur edhe për të blerë gështenja. Po ashtu kanë shijuar edhe disa tinguj muzike tel Liqeni.