Një nga punonjësit e Policisë Bashkiake teksa patrullonte pranë Pazarit të Ri në kryeqytet ka gjetur një qenush që kishte humbur. Në qaforen e qenushit shënohej numri i kontaktit të pronarit italian, i cili është njoftuar menjëherë nga polici bashkiak.

Shumë i lumtur, siç shihet edhe në foto i zoti është bashkuar sërish me qenushin e tij, ndërsa ka falenderuar pa masë punonjësin e Policisë Bashkiake për ndihmën.