Zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal deklaroi sot për radio ”Europa 1” se ekzekutivi nuk mendon për momentin të imponojë një bllokim të ri për francezët. ”Por, padyshim, ne po e ndjekim situatën me shumë kujdes”, shtoi ai.
Pavarësisht nga frika e një rikthimi në shifrat e epidemisë Coronavirus këtë javë, qeveria beson se “në situatën aktuale nuk pritet bllokim”. “Le të shohim se çfarë po ndodh rreth nesh ku shumë vende u është dashur të mbyllen dhe ku qarkullimi i virusit është 2 ose 3 herë më i shpejtë”, shtoi ai. ”Dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të marrim vendimet e nevojshme nëse do të nevojiten”, tha Attal.