Jozefina Topalli këtë të hënë ishte e pranishme ne programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi, ku përveç ndarjes së copëzave të jetës, u ndalën edhe në fushën e politikës dhe vecanerisht ne matematiken e Lulzim Bashes.
“Si njeri që e ka dashur dhe e do pafund matematikën, kur Z. Basha ngatërrohet aq shumë në llogaritjet tij, çfarë ndjesie keni?”, është pyetur ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Ajo tha se i vjen të qeshë me kryedemokratin.
“Më vjen për të qesh. Imagjino me pas më shumë në dorë. I shkreti vend”, tha ajo ndërsa qeshte e ftuar në abc news.