Eri ishte djali i katërt që iu bashkua emisionit Për’Puthen. Hyrja e tij ishte me jakën e këmishës të ngritur, duke ekspozuar edhe një varëse të trashë. Arjon Konomi i tha se i kujtonte vitin ’97. Gjithsesi Eri u vlerësua shumë për lirshmërinë e tij dhe madje fitoi edhe një takim me Melisën, në të cilin pati shumë kimi, takim për të cilin Melisa tha se është hera e parë që i ikën koha aq shpejt.

Pjesë nga biseda Melisa: Si shumë i egër po bëhesh, mbyllë këmishën. Pse nuk bën poezi Eri: Nuk kam bërë kurrë. Por do të bëj për ty Melisa: Ça do të bësh tjetër Eri: Të shohim në të ardhmen Melisa: Si reagon kur je me nerva Eri: Shumë keq Melisa: Edhe me femrën? Eri: Jo jo, nuk bëhet fjalë Melisa: Me ça merresh

Eri: Ditën fle, në darkë dal. Shoh biznesin kur zgjohem pas dal Melisa: Me alkoolin dhe femrat je mirë ëëë? Eri: Tani nuk merrem më, jam bërë djalë i mirë.