Gjermania po merr masat që tani për vitin pasardhës duke porositur që këtë fund janar doza të vaksinës për COVID-19. Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn tha se çfarëdo që të ndodhë Gjermania do të mbajë doza të vaksinës gati për 2022 në rast se duhen për imunizimin e popullsisë. Deri më tani edhe Gjermania si Europa po vuan mungesën e ardhjes së dozave në kompanitë farmaceutike, dhe deri më tani vetëm 2.3 milionë banorë nga 83 në total kanë marrë vetëm një dozë.
“Tani ne aktualisht po porosisim vaksina të mëtejshme për vitin 2022, që të kemi të paktën disa në dorë.Askush nuk e di nëse do të na duhet një përforcues.Me kapacitetet prodhuese që tani janë zgjeruar, ne do të porosisim vaksinat si masë paraprake. Nëse nuk na duhen, mirë, por nëse i duam atëherë ata do të jenë në dispozicion. ”- tha Spahn.