Trajneri legjendar i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson në autobiografinë e tij e ka përmendur gjyshen e mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit Alexander-Arnold, Doreen Carling si të dashurën e tij të parë serioze. Mbrojtësi i krahut është njëri ndër futbollistët më të pëlqyer në mesin e tifozëve të “The Reds”, falë talentit dhe kontributit që po jep për skuadrën, duke ndihmuar në triumfin në Ligën e Kampioneve dhe Premierligë.

Por shumë pak njihet jeta e tij private. Gjyshja e tij përmendet në autobiografinë e ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit si “e dashura e tij e parë serioze”. Dyshja, bashkë si adoleshentë në Glasgow të Skocisë u ndanë dhe gjyshja e Arnoldit, Doreen Carling, u zhvendos në Nju Jork, ku më vonë u martua.