Mançester Siti i Pep Guardiolës do të përballen në orën 17:30 me Çelsin në supersfidën e vlefshme për javën e 17-të të Premier Ligës. Tekniku i qytetarëve foli në prag të kësaj sfide, edhe në lidhje me pensionimin e tij në të ardhme, duke u shprehur:
“Sigurisht që jam më mirë tani, patjetër. Përvoja ju ndihmon, veçanërisht mënyra se si unë e përjetoj profesionin tim. Më parë mendoja se do të pensionohesha së shpejti, tani mbase mendoj se mund të dal në pension më i vjetër. Unë jam gati 50 vjeç tani dhe e shoh si një moshë të mirë”, deklaroi Pep Guardiola.
49-vjeçari hyri në vitin e pestë të punës me Mançester Sitin, Guardiola filloi karrierën e tij si trajner në 2008 në Barcelonë, ku kori shumë suksese duke u shndërruar në një nga më të mirët në botë.