Manchester City do të ketë në dispozicion 225 milionë euro për t’i shpenzuar në afatin kalimtar të verës për të transferuar lojtarë të rinj në klub, raporton The Telegraph. Pep Guardiola ka formuar një ekip mjaft të mirë, por diçka po i mungon pasi që nuk po arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve.
Sipas raportimeve nga mediat angleze, Erling Braut Haaland dhe Romelu Lukaku janë dy futbollistët që kanë tërhequr vëmendjen e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munichut. Të dy, edhe Haaland edhe Lukaku po shkëlqejnë me skuadrat e tyre respektive, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas përfundimit të sezonit.