Këshilltari i Presidentit dhe kreu i komisionit paralel të ekspertëve të Presidencës, Edmon Panariti ka habitur me deklaratën e tij për shërimin nga Covid 19. I emëruar aty nga Meta për të dubluar komisionin shtetëror të ekspertëve që kanë mbi kurriz gjithë punën për përballimin e koronavirusit, Panariti thotë se mjekët vetë kurojnë, ndërsa është Zoti ai që i shëron.

Postimi i plotë i Panaritit:

Trupi juaj është kështjella mbrojtëse ndaj hordhive virale covid. Krijesë dhe mrekulli e natyrës dhe Zotit! Si dhe sa e mirëmban atë, është përgjegjësi individuale.. Prandaj Krijuesi të ka dhënë trurin dhe mëndjen, por edhe kokën mbi supe! Krijuesi e ka pajisur trupin me mure mbrojtëse të jashtëm dhe të brendshëm. Fytyra, duart, goja, fyti, rrugët e sipërme të frymëmarrjes janë bedenat e kalasë janë muret e jashtëm mbrojtëse të saj ndaj armikut infektues .

Aty përplaset furia e parë e sulmit të tij .. Aty mund të zbrapsësh një pjesë të mirë të armikut. Ta pengosh ose ta pakësosh depërtimin e tij. Sepse është vërtetuar që ngarkesa virale, pra numri i viruseve që kapërcejnë bedenat e kalasë dhe futen në oborr, është vendimtar në fatin e luf tës kundër Covid . Sa më pak trupa të futen aq më e lehte për trupat mbrojtëse brënda mureve për ti zmbrapsur dhe asgjësuar . Troja u pushtua, vetëm kur u fut kali me ushtarë brënda!

Prandaj mbroji dhe forcoji muret e kalasë tënde .. Mbroji me distancim fizik! Me higjienë deri në paranojë… Forcoji me vitamina dhe minerale, veçanërisht vitaminë D, C dhe zink që të mbajnë goditjet.

Dhe e ke e bërë gjysmën e punës. Për trupat që do të kapërcejnë bedenat dhe do futen në kala, veprojnë ushtarët mbrojtës të imunitetit natyror dhe të trashëguar dhe mbi të gjitha ato të imunitetit të specializuar ( trupat speciale të armatosura, të krijuara dhe të stërvitur nga vaksinat anti covid) në ndihmë të të cilëve vjen edhe arsenali i armëve antivirale, anti inflamatore që të rekomandon mjeku. Kjo është loja dhe beteja e cila luf tohet në disa nivele për të patur sa më pak pasoja.