2021-shi parashikohet si një vit befasues, ndryshimesh dhe të rejash. Nëse numerologjia na i ka konfirmuar këto shpresa, edhe Hëna e parë e Re e këtij viti, na dhuron surpriza të mëdha. Pranë mesnatës së 13 janarit në fakt, Hëna e Re lidhet me Plutonin, i njohur për energjinë e tij transformuese, duke na dhënë një stimul të fortë të evolucionit të vetvetes. Kjo do të thotë që do të ndihemi të motivuar të tejkalojmë frikat dhe xhelozitë, për t’u orientuar drejt një rritjeje personale.
Por hëna e re në shenjën e Bricjapit, më saktë 23 gradë në Bricjap, është në të njëjtin pozicion të janarit duke startuar përmbysjet e mëdha që nisën që para një viti. Këtë janar, Hëna e Re do të jetë sfida jonë e parë, pika e integrimit mes energjive që na kanë shoqëruar nga viti 2020 dhe na presin përsëri në vitin 2021.