Dashi

Ju nuk po ndiheni aq mirë sa do donit, por nuk po e lejoni që kjo t’ju ndalojë të ecni. Planet personale po përparojnë ngadalë. Do të dëshironit të kishit bërë më shumë përparim, por është e pabesueshme që akoma po krijoni ide të reja për të nxitur projekte, edhe pse në fakt nuk po ndiheni 100%.

Demi

Një projekt në grup është drejt fundit. Keni mësuar shumë për veten tuaj gjatë kohës që keni qenë i përfshirë në këtë proces dhe do t’ju marrë malli për këtë pjesë të jetës tuaj. Nuk ka plane të një natyre të ngjashme për të ardhmen që do t’ju trishtojnë. Asgjë nuk ju pengon të mblidheni herë pas here me të njëjtin grup njerëzish.

Binjakët

Planet afatgjata janë duke u përcaktuar. Do të kaloni shumë kohë duke diskutuar mbi mundësitë e ardhshme. Mund të duhet të organizoni disa takime online për të diskutuar çështje të rëndësishme më tej. Me kaq shumë njerëz të përfshirë ju kishit pritur që të ishte më e vështirë, por deri më tani gjërat po shkojnë shumë mirë.

Gaforrja

Keni qenë i duruar deri më tani në lidhje me një çështje ligjore ose financiare. Është e vështirë të mos nervozohesh me njerëzit që duket se i vonojnë qëllimisht çështjet. Ju kishit shpresuar se deri tani do t`i kishit dhënë fund kësaj pune. Është e rëndësishme të qëndroni të durueshëm për një kohë të shkurtër.

Luani

Ankesat e një miku ose fqinji se asgjë nuk po shkon si duhet për ju kanë filluar t’ju lodhin. Shmangini të paktën sot. Edhe nëse do të flisnit për problemet tuaja, ata nuk do të dëshironin t`ju dëgjonin.

Virgjëresha

Ajo që është më zhgënjyese kur e shihni veten të tërhequr në punët e një miku ose fqinji është se nuk mund t’u ofroni atyre në të vërtetë ndonjë zgjidhje. Ata presin që ju të jeni në gjendje të zgjidhni gjithçka për ta, por askush nuk është perfekt dhe, në këtë rast, ju duhet t’i lini të përballen me problemet e tyre vetë.

Peshorja

Jeni të vendosur të keni sukses në çdo gjë që të bëni. Kjo do t’ju vendosë një hap para gjithë të tjerëve. Personaliteti juaj entuziast do të jetë një frymëzim për këdo që ndeshet me ju. Pavarësisht nëse jeni duke u takuar me një grup të vogël miqsh ose po merrni pjesë në një takim në internet, do të ketë shumë argëtim dhe të qeshura.

Akrepi

Ju keni shumë për të bërë, por do të mbaroni shpejt. Nuk jeni në fazën tuaj më të mirë edhe pse është e vështirë për ju ta pranoni këtë. Meqenëse tashmë keni mjaft gjëra për të bërë, shmangni marrjen e më shumë përgjegjësive. Do të ketë kundërshtime, por nuk mund të bëni gjithçka dhe njerëzit e tjerë duhet të fillojnë ta kuptojnë këtë.

Shigjetari

Disa lajme të mira sugjerojnë se do të ketë një kthesë të madhe në lidhje me një çështje të lidhur me paratë. Kjo do të bëjë që të merrni frymë me një lehtësim. Më në fund keni filluar të shihni dritë në fund të tunelit. Mund të jetë e nevojshme të merrni përsipër angazhimet e një personi tjetër. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por është diçka që ju mendoni se duhet ta bëni.

Bricjapi

Mund të duhet të ndërhyni kur të vini re dikë që normalisht është praktik dhe efikas duke bërë gabime. Do përpiqeni shumë, por në fund do kuptoni që ndonjëherë është mirë t`i lini të bëjnë gabimet e tyre.

Ujori

Ju po vendosni kohën dhe mundin që ju nevojitet për të përfunduar një punë brenda afatit. Ka shumë punë dhe përgjegjësi. Për shkak të kësaj do të ketë raste kur ndiheni të mbingarkuar. Sigurohuni që ta rregulloni kohën në mënyrë që të pushoni kur kjo detyrë të ketë mbaruar.

Peshqit

Ju nuk jeni vetja juaj e zakonshme, edhe pse kjo nuk duket se po ndikon në jetën tuaj të punës ose në mënyrën se si i kryeni përgjegjësitë tuaja. Nëse ka një punë për të bërë, thjesht do të vazhdoni me të. Shumica e njerëzve as nuk do ta kuptojnë se sa përpjekje po ju duhen. Një i dashur do të tregojë shqetësim. Dëgjoni këshillat e tij për ngadalësim.