Momo Salah nuk e harron vendlindjen për asnjë moment dhe shpeshherë kryen gjeste të bukura në ndihmë të popullit të tij. Egjipti po përballet me një situatë të vështirë mjekësore, teksa kohët e fundit është rritur numri i personave që humbin jetën për shkak të koronavirusit.

Ylli i Liverpool ka vendosur të blejë disa aparatura të ndryshme mjekësore në spitalin e Nagrig, vendin ku ka lindur. Problemi më i madh ka qenë mungesa e bombolave të oksigjenit dhe 28-vjeçari ka blerë disa të tilla për t’ia dhuruar spitalit. Salah ndërhyri përmes Shoqatës së Bamirësisë Nagrig (NCA), të cilën ai krijoi në 2017. Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi i famshëm bën ndihma të tilla.