Klaas-Jan Huntelaar largohet nga Ajaxi i Amsterdamit për të nisur një përvojë të re në Bundesligë. Su lmuesi holandez i bashkohet deri në fund të sezonit Schalkes, për të ndihmuar ekipin e Bundesligës të kapërcejë krizën e rëndë ku është përfshirë në këtë sezon.
Edhe pse klubet nuk kanë kanë bërë të ditur asnjë në lidhje me detajet e marrëveshjes, lojtari më shumë mundësi ka prishur kontratën me “harkëtarët”, pa asnjë dëmshpërblim, duke firmosur për Schalken. Prej disa ditësh 37-vjeçari kishte sinjalizuar për këtë vendim, me dëshirën e madhe për të ndihmuar klubin gjerman në këtë moment tepër të vështirë.