Tea vazhdon komunikimin me Andin, edhe pse nuk kanë zhvilluar takime në Për’puthen.

Prej disa ditësh ai mungon në emision, fillimisht për shkak të një problemi shëndetësor, por më pas Tea zbuloi në prej puntatave të Për’puthen se kishte një “hatërmbetje” nga ana e tij. Së fundi, ndjekësit e kanë pyetur Tean në Instagram se cila është biseda e fundit që ka me Andin në Whatsapp.

Në bisedën e publikuar, shihet se Tea i kërkon Andit “t’i flasë Eminit”, i cili me gjasë është mërzitur nga mungesa e tij. Nga ana tjetër, Tea ka deklaruar se nëse Andi nuk vendos të rikthehet në emision, ajo do të detyrohet të largohet.