Jozefina Topalli i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pasi ai publikoi në rrjetet sociale një video-montazh ku ajo kritikonte kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Në video tregohet Topalli, teksa thotë se Basha ka hyrë në politikë vetëm për përfitime ekonomike personale. Sipas Topallit, nëse Rama e nxjerr atë në Instagramin e tij, atëherë ai ka hallin e tij. Ish nenkryetarja e PD deklaron se Lulzim Basha eshte investimi me i mire i Edi Rames, ndaj e ka sponsorizuar Bashën bashkë me kunatin me vila!

Postimi i plote i Topallit: Kur nxjerr Jozefinen ne instagram ka hallin e tij. Per “hallet” e treshes del ne ERTV! Ata jane bashke. Te tre jane bashke! Qe Lul Basha eshte genjeshtar, kete tashme nuk ka shqiptar qe nuk e ka kuptu! Qe Lul Basha ka ardhur qe diten e pare me agjende ekonomike personale, kete e kam patur bindje qe diten e pare qe e kam njoft! Qe Lul Basha eshte armiku me i madh i demokrateve per shkak te asaj qe ben, por edhe mediokritetit te atyre qe arrin te artikuloje publikisht, kete nuk ka mbetur meme pa e zberthyer! I kam thene, u qendroj dhe do i qendroj çdo sekonde, bindjes sime për çka perfaqeson Luli Basha ne tregun shqiptar!

Por vini re me kujdes! Diten qe Jozefina Topalli akuzon treshen per pergatitjen e Dushkut2021, kryeministri zgjedh te zgjedhë per instagramin e vet veç sekuenca te asaj qe ka thene Jozefina Topalli per Lulzim Bashen. Une keto dite argumentova rikthimin e Dushkut si fenomen (kesaj rradhe opozitar) qe synon manipulimin e zgjedhjeve nepermjet deformimit te dispozitave te Kodit Zgjedhor. Argumentova pse dhe shpjegova se si kjo mund te ndalet sot në KQZ, nëpermjet KQZ dhe nga tavolinat e KQZ.

Une thashe sic kam thene gjithmone qe ATA TË TRE JANE BASHKË.

Qe ata te tre jane bashke e kam thene edhe ne ate interviste te cilen e paska degjuar Zoti Rama (derisa i paska pelqyer çka un kam thene e perseritur aty per Luli Bashen). Ajo interviste eshte dhene kohe me pare e nuk i paska shpetuar vemendjes e as qenka fshire nga kujtesa e Kryeministrit! Rama e gjeti dhe zgjodhi qe ta publikonte si sekuence ne instagramin e vet, tamam diten kur une zgjodha te flas publikisht per Dushkun2021! Sepse kur Rama zgjedh te dashur miq, di cfare zgjedh! Rama ka zgjedhur!

Rama zgjedh Luli Bashen! I duhet Lul Basha, sepse Luli Basha eshte investimi me i mire i Rames kundra demokrateve.

Te dashur miq demokratë dhe shqiptare te mire kudo ku jetoni! Mos e keqkuptoni Ramen kur “zgjedh” t’ju bëjë te degjoni Jozefina Topallin nga instagrami i tij, nuk e ben ngaqe vlereson Jozefina Topallin. Nuk e ben per ju! Kunati i Shokut Xhemal, Lulëzoi “bizneset” ne kohen e Rames. Me ndihmen e Rames dhe nen vezhgimin e sigurte te Rames kane Lulëzuar vilat e tij me gjith kunat.

“Opozita” e lulezimit sponsorizohet rregullisht nga maxhoranca Rama! Ndaj kujdes! Nuk e ben per ju, kur zgjedh qe instagrami i vet, te flase me zerin dhe imazhin e Jozefina Topallit. Kuptojeni mire! Kur ben altoparlantin e Jozefines, ka veç hallin e vet. Per hallet e treshes, ka ERTV. Atje del rregullisht dhe i ve ata dy tjeret qe te shohin vete dhe degjojne live, se si gjithe ministrat i raportojne e shpjegojne se sa mire po u ecin investimet.

Ata te tre jane bashke!